Policia e Elbasanit ka vendosur masë administrative prej 3 mijë lekësh të reja për 11 drejtues automjetesh, të cilët shkelën rregullat e qarkullimit rrugor në autostradën Tiranë – Elbasan.
Policia po ashtu fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit.
Njoftimi i policisë:
Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan
Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqen 11 automjete që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, në dalje të autostradës “Tiranë-Elbasan”, ju informojmë se:
Sektori i Policisë Rrugore ka kryer verifikimet dhe ka vënë masën administrative 3 000 lekë të rinj për secilin automjet, bazuar në pikën 2, neni 144, të Kodit Rrugor, i cili sanksionon mosrespektimin e sinjalistikës rrugore horizontale.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co