Miqësorja e Shqipërisë ndaj Lihtenshtejnit duket se do të jetë më shumë një ndeshje testimi atletik për kuqezinjtë e drejtuar nga Silvinjo sesa një përballje ku tekniku të provojë diçka në aspektin e përgatitjes taktike. Kjo vjen për faktin e thjeshtë se kundërshtari që kemi përballë, është i një niveli shumë të ulët në krahasim me skuadrat që Shqipëria përball në Euro 2024, e për më tepër, përballet edhe me mungesa të shumta.
Në një shkrim të vetë Federatës së Futbollit të Lihtenshtejnit, bëhet e qartë se përfaqësuesja e këtij vendi do të vijë në ndeshjen me kuqezinjtë me mungesa të shumta.
“Vetëm 22 nga 23 lojtarët që udhëtuan me skuadrën morën pjesë në stërvitjen e fundit. Lars Traber nuk ishte pjesë e ekipi, pasi nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Shqipërisë apo atë katër ditë më vonë ndaj Rumanisë për shkak dëmtimi. Me këtë mungesë të shtuar, trajneri Konrad Funfshtyk tani do ë ketë të paktën 15 mungesa nga grupi i rregullt i skuadrës. Një ditë më parë Andrin Netzer u desh gjithashtu të tërhiqej për shkak të gjendjes shëndetësore dhe 13 mungesa diheshin që në startin e kampit stërvitor”, shkruhet në artikullin e Federatës së Lihtenshtejnit për ndeshjen me kuqezinjtë.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co