Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, do të vazhdojë në drejtimin e kuqezinjve edhe pas pjesëmarrjes në Euro 2024. Konfirmimi ka ardhur nga presidenti i FSHF-së. Armand Duka, i cili ka bërë të ditur se ka një akord me trajnerin brazilian dhe ka mbetur vetëm çështje e “ceremonisë” për të bërë zyrtar rinovimin me të.
“Nuk kemi patur kohën fizike për të zhvilluar një ceremoni apo për të bërë një marrëveshje zyrtare, por parimisht kemi rënë dakord për të vazhduar me të njëjtin staf. Sigurisht jemi të përqendruar 100% tek Kampionatin Europian, por me një sy dhe mendje, mendojmë edhe për të ardhmen. Kemi diskutuar me Silvinjon edhe për organizimin e ndeshjeve të Nations League, sepse jo vetëm mund të kalojnë në Grupin A në Nations League, por mund të sigurojmë edhe një vend për “play-off” për Botëror.
Pra Europianin e konsiderojmë një objektiv të arritur dhe me Silvinjon kemi vënë piketat për të ardhmen, dhe nuk do të jemi pa trajner pas Europianit. Ende s’kemi hedhur gjë në letër, por Silvinjo do të vazhdojë deri në përfundim të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin 2026 dhe në rast kualifikimi deri në fund të Botërorit 2026. Sa më mirë të bëjmë aq më mirë është për Federatën, aq më mirë është për futbollin, aq më shumë mundësi kemi dhe të ardhura më tepër për t’i investuar në futboll dhe për t’i rikthyer tek ekipi dhe stafi i tij, kështu që Silvinjo sa më mirë të bëjë aq më mirë do të jetë, qoftë edhe ekonomikisht për të”, theksoi në një prononcim për “Top Channel” presidenti i FSHF-së.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co