“Ka ardhur koha që kjo luftë të marrë fund”- Presidenti Biden thirrje për armëpushim ndërsa Izraeli futet më thellë në Rafah

ka ardhur koha qe kjo lufte te marre fund presidenti biden thirrje per armepushim ndersa izraeli futet me thelle ne rafah

































Ndërsa forcat izraelite vazhdojnë të depërtojnë më thellë në qytetin jugor të Gazës, Rafah, Presidenti Joe Biden deklaroi se Hamasi i kishte humbur aftësitë për të kryer një sulm të madh terrorist ndaj Izraelit. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara presidenti amerikan gjithashtu i ka dhënë përkrahje asaj që ai e përshkroi si oferta e fundit nga Izraeli për një marrëveshje armëpushimi.

lufta ne lindje te mesme

Ushtarët izraelitë depërtuan më thellë në qytetin jugor të Gazës, Rafah, pasi morën kontrollin e Korridorit Filadelfi, një territor strategjik përgjatë kufirit të Gazës me Egjiptin.

Gjatë ofensivës janë vrarë edhe civilë ndërsa është zvogëluar dërgimi i ndihmave humanitare.

Një milion njerëz janë larguar nga qyteti, shumica e të cilëve ishin zhvendosur më herët gjatë luftës.

“Ka ardhur koha që kjo luftë të marrë fund”, tha Presidenti Biden ndërsa foli për një plan armëpushimi në tre faza për të cilin thotë se Izraeli ka rënë dakord.

“Izraeli ka bërë një propozim. Hamasi thotë se dëshiron një armëpushim. Kjo marrëveshje është një mundësi për të vërtetuar nëse ata duan vërtet armëpushim”, thotë Presidenti Biden.

Faza e parë do të mundësonte një ndërprerje të përkohshme gjashtë-javore të luftimeve, gjatë së cilës forcat izraelite do të tërhiqeshin nga zonat më shumë të populluara, do të lironin qindra të burgosur palestinezë nga burgjet izraelite në këmbim të lirimit të grave, të moshuarve dhe të plagosurve që janë marrë peng nga Hamasi.

Izraeli do të lejonte kthimin e palestinezëve në shtëpitë e tyre dhe lejonte hyrjen e më shumë ndihmave humanitare.

Gjatë fazës së dytë, forcat izraelite do të tërhiqeshin plotësisht nga Rripi i Gazës, në këmbim të lirimit të të gjitha pengjeve të mbetura, përfshirë ushtarët meshkuj izraelitë. Armëpushimi do të zbatohej edhe nëse bisedimet mund të zvarriteshin në gjashtë javët e para.

Në fazën e tretë dhe të fundit, do të fillonte rindërtimi i Gazës dhe do të ktheheshin eshtrat e të gjitha pengjeve të vdekura.

“Populli i Izraelit duhet ta dijë se mund ta ofrojë këtë pa ndonjë rrezik të mëtejshëm për sigurinë e tyre, sepse ata i kanë dëmtuar rëndë forcat e Hamasit gjatë tetë muajve të fundit”, tha Presidenti Bien.

Ndërsa vazhdojnë bisedimet, udhëheqësi amerikan e cilësoi planin e Izraelit si një “propozim të ri gjithëpërfshirës”, e jo si një armëpushim. Plani megjithatë nuk duket të jetë shumë i ndryshëm nga propozimet e kaluara që Izraeli i ka refuzuar pasi nuk e arrin objektivin e tij të luftës, të shkatërrojë Hamasin.

“Unë nuk jam gati të dorëzohem. Unë nuk jam gati t’i jap fund luftës para se të përmbushen të gjitha objektivat”, tha kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Menjëherë pas fjalimit të zotit Biden, zyra e kryeministrit izraelit lëshoi një deklaratë duke thënë se propozimi i lejon Izraelit të vazhdojë luftën deri në “shkatërrimin e aftësive ushtarake dhe qeverisëse të Hamasit”.

Ndërsa Presidenti Biden e sheh marrëveshjen si mundësi historike, detajet janë të paqarta, përfshirë nivelin e pranisë ushtarake izraelite në çdo fazë si dhe kush do të qeverisë Gazën e pasluftës.

“Nëse ekziston një parim i fortë se Hamasi nuk do të jetë autoriteti qeverisës në Gazë pas tërheqjes së Izraelit, nëse ata nuk do të ofrojnë siguri, atëherë kush do e bëjë këtë? Cila do të jetë saktësisht natyra e një autoriteti palestinez pasues?”, thotë Gerald Feierstein, drejtor i programit për Çështjet e Gadishullit Arabik të Institutit të Lindjes së Mesme.

Ndërkaq, Hamasi “e vlerëson pozitivisht” përmbajtjen e fjalimit të Presidentit Biden, tha organizata që konsiderohet si terroriste nga SHBA-të dhe BE-ja përmes një deklarate./voa

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →