Albin Kurti pritet në Ankara nga Erdogani, arsyeja e takimit…

albin kurti pritet ne ankara nga erdogani arsyeja e takimit
albin kurti pritet ne ankara nga erdogani arsyeja e takimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në Ankara.



Ka qenë presidenca turke ajo që ka shpërndarë foto të takimit mes dy zyrtarëve, në rrjetet sociale të saj, ndërsa kujtojmë se Kurti lajmëroi më herët për këtë vizitë.

Thuhet se kryeministri i Kosovës do vijojë qëndrimin e tij në Turqi duke vizituar Stambollin, ku do të marrë pjesë në forumin e parë politik të bizneseve mes dy vendeve.

“Në Stamboll do të mbahet edhe Forumi i parë Ekonomik mes Republikës së Kosovës dhe Turqisë ku do të marrin pjesë biznese të shumta nga Kosova dhe Turqia si një mundësi unike për të zgjeruar mundësitë e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar”, thuhej në njoftimin e lëshuar nga zyra e kryeministrit te Kosoves.

Burimi informacionit @Gazeta Shqiptare Online: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →