Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka konfirmuar se Joe Biden miratoi përdorimin e armëve amerikane brenda Rusisë.
Duke folur me gazetarët në Republikën Çeke pas një takimi të ministrave të jashtëm të NATO-s, Blinken tha se Ukraina kërkoi autorizim për të lejuar forcat e saj të mbroheshin kundër sulmeve ruse, veçanërisht në qytetin e Kharkiv.
Takimi i ministrave të jashtëm të NATO-s vjen përpara një samiti në Uashington nga 9-11 korrik.
Z. Blinken tha gjatë samitit se do të ndërmerren “hapa konkretë” për ta afruar Ukrainën me NATO-n dhe SHBA do të “sigurojnë se ka një urë për Ukrainën drejt anëtarësimit në NATO”.
Ai tha se samiti po ndodh në një “kohë kyçe” kur Rusia po intensifikon sulmet e saj kundër rajoneve të vijës së parë në Ukrainë.
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co