Zbardhja e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Butrintin, deputetja e PD: Roli parësor i shtetit është cenuar! Do t’i drejtohemi me një padi SPAK-ut

zbardhja e vendimit te gjykates kushtetuese per butrintin deputetja e pd roli paresor i shtetit eshte cenuar do ti drejtohemi me nje padi spak ut































Pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Butrintin, deputetja e PD-së Ina Zhupa ka dalë në një deklaratë për media, duke thënë se vendimi është kundër Kushtetutës, interesit publik dhe se krijon një precedent të rrezikshëm për trashëgimitë kulturore në vazhdim.

ina zhupa

Zhupa u shpreh se është cenuar roli parësor i shtetit, ndërsa paralajmëroi padi në SPAK.

Ndër të tjera, ajo u shpreh se po shqyrtojnë dhe mundësinë për një padi në Gjykatën e Strasburgut.

“E para tashmë që kemi dhe vendimin, do të duhet t’i drejtohemi me një padi SPAK-ut për ta gjykuar veprimtarinë e organeve shtetërore, veprimtarinë e ADF dhe tre gjyqtarët që për ne janë në konflikt interesi. Kemi detyrimin që t’i drejtohemi SPAK. Mund ti drejtohemi dhe me një padi edhe gjykatës së Strasburgut, sepse kemi dhe shkelje të të drejtave të njeriut”, paralajmëroi Zhupa.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i arsyetuar

Në vendin e arsyetuar të GJK thuhet nder te tjera se “Në lidhje me pretendimin për cenimin e identitetit kombëtar dhe të trashëgimisë kulturore, modeli i administrimit të nënzonës së trashëgimisë dhe peizazhit kulturor të Parkut të Butrintit nëpërmjet administrimit indirekt përmes krijimit të një fondacioni të dedikuar, erdhi si nevojë e gjetjes së vlerave të reja të administrimit në funksion të ruajtjes, mbrojtjes dhe rritjes së vlerave të trashëgimisë kulturore. Kjo, pasi sistemi aktual i menaxhimit nuk garantonte në perspektivë mbrojtjen dhe ruajtjen e vlerave kulturore e natyrore të sitit dhe zhvillimin e integruar të tij, si dhe nuk siguronte të ardhura sipas pritshmërive që duhet të ketë një pasuri me vlera kaq të rëndësishme kombëtare universale”.

Gjykata argumenton mes të tjerash se marrëveshja nuk e zhvesh shtetin nga roli i tij në drejtim të identifikimit dhe mbrojtjes së vlerave të trashëgimisë kulturore.

“Bazuar në sa më sipër, në vlerësimin e të drejtave, detyrimeve dhe kompetencave të secilës palë, në kuptim të termave të administrimit që përcaktohen në Marrëveshjen e Administrimit objekt gjykimi, Gjykata arrin në përfundimin se, nga njëra anë, për nga natyra e tyre, të drejtat e FMB-së nuk tejkalojnë ato të një administrimi të zakonshëm dhe, nga ana tjetër, marrëveshja nuk e zhvesh shtetin nga roli i tij parësor në drejtim të identifikimit, mbrojtjes, konservimit, prezantimit dhe transferimit të vlerave të trashëgimisë kulturore, por ruan dhe garanton këtë rol, i cili ushtrohet përmes formave të ndryshme të kontrollit të veprimtarisë së administrimit indirekt, për sa kohë që FMB-së nuk i është njohur ndonjë status i privilegjuar ligjor, duke iu nënshtruar ky entitet parashikimeve ligjore të zbatueshme, ashtu si çdo entitet tjetër i së drejtës”, thuhet mes të tjerash në vendimin e Gjykatës.

Po ashtu GJK vlerëson se marrëveshja për Fondacionin për Menaxhimin e Butrintin nuk i heq shtetit të drejtat për ruajtjen e trashëgimisë.

Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit u krijua me një marrëveshje mes Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, AADF, një korporatë jofitimprurëse e regjistruar në Delaware të Shteteve të Bashkuara, i cili ka mbështetur edhe hartimin e planit të biznesit për menaxhimin e Butrintit. Marrëveshja mes Ministrisë dhe këtij fondacioni parashikon lënien në menaxhim të Parkut Kombëtar të Butrintit për 10 vjet.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →