Ngritja e Komisionit të Posaçëm/ Jorida Tabaku: Mazhoranca nuk mund të injorojë opozitën dhe as të propagandojë sikur lufton korrupsionin

ngritja e komisionit te posacem jorida tabaku mazhoranca nuk mund te injoroje opoziten dhe as te propagandoje sikur lufton korrupsionin































Deputetja e PD, Jorida Tabaku, foli sot në seancën plenare të Parlamentit ndërsa diskutoi në lidhje me ngritjen e Komisionit AdHoc nga ana e mazhorancës.

tabaku

Ajo evidentoi edhe një herë se kjo mazhorancë nuk e ka as atributin moral dhe as vullnetin politik për ta luftuar korrupsionin pasi për vite me radhë ka mohuar ekzistencën e aferave korruptive që SPAK po I vërteton përmes dosjeve që ka dërguar në gjykatë.

Po kështu, sipas Tabakut, është e njëjta mazhorancë që ka miratuar 15 ligje me porosi që janë ligje që kanë stimuluar korrupsionin ndërkohë që ka refuzuar t’I kërkojë transparencë dhe llogari qeverisë.

Ajo gjithashtu evidentoi dhe bojkotin socialist të kësaj mazhorance socialiste ndaj KKIE duke treguar se nuk ka vullnet për të mbarëvajtur një këshill kombëtar dhe për të respektuar një ligj për të cilin kanë rënë dakord të dy palët politike jo më larg se dy vite më parë. Tabaku i referohet ndryshimit të ligjit për Roline.

Kuvendit në procesin e BE, një ligj i miratuar me dakordësi bipartizane. Tabaku i kujtoi mazhorancës që propozimet e PD për forcimin e luftës kundër korrupsion  kjo mazhorancë votoi kundër duke treguar mungesë vullneti

“A mund ta bëjë këtë një komision që duplikon rolin e Këshillit Kombëtar të Integrimit? Që po të njëjtët njerëz që janë në Këshillin Kombëtar të Integrimit do ti marrë e do ti vendosë në një komision tjetër vetëm sepse Këshilli i Integrimit drejtohet nga opozita.Po pse o të themi e bëka më mirë Toni Gogu se Jorida Tabaku?Të dy atje jemi në Këshillin Komnbëtar të Integrimit.

Pse mund ta bëjë më mirë një socialist sesa një koleg i opozitës kur detyra kryesore e opozitës është pikërisht kjo llogaridhënia, kërkesa e transparencës, monitorimi i qeverisë që fatkeqësisht sot ndodhet në nivelin më të ulët që ka qenë në vite. E ndërkohë që ne vazhdojmë me këtë demokraci edhe të ndryshkur por edhe pa eficiencë që është provuar sot në shumë mekanizma,në zgjedhje është provuar në mekanizma që lidhen me kontrollin dhe balancëën e pushteteve, fatkeqësisht sot mungon një ingranazh real për ta luftuar korrupsionin e nga ana tjetër unë besoj sic kam besuar 3 vjet më parë kur e kam thënë në këtë sallë, që lufta ndaj korrupsionit, duhet të kthehet në një prioritet kombëtar, duhet të kthehet në një kulturë pune, në një mënyrë pune e në një traditë që kanë hequr dorë së këshilluari mazhorancën sepse nuk ka ndodhur në këto 10 vite. Javën e kaluar në Këshillin Kombëtar të Integrimit do të raportonte Ministrja e Shtetit për korrupsionin,fatkeqësisht kolegët socialistë refuzuan që të ishin atje. Ishte hera e parë që ndodhte në Këshillin Kombëtar të Integrimit. Ishte hera e parë që salla ishte bosh, që bojkotonte mazhoranca e pse? Thjesht për arsyen e krijimit të një komisioni që do drejtohet nga ana e tyre”, u shpreh Tabaku ndërsa analizonte se si Komisioni AdHoc jo vetëm nuk u dakordësua me opozitën por gjithashtu edhe duplon rolin e KKIE.

“Nëse ka gjithëpërfshirje atëherë duhet që kjo gjithëpërfshirje duhet të ndodhë në cdo proces, duhet të ndodhë gjithmonë. Duhet të ndodhë edhe me prezantimin këtu të një ideje që mund të vinte dhe nga opozita se nuk ëhstë absolutisht në asnjë mënyrë kapital e nuk ëhstë pronë e qeverisë procesi i integrimit. Sot Shqipëria ka nevojë që të levizë nga ky ngërci, mnga ky llumi i gjatë 12 vjecar që ka krijuar një sistem të korruptuar, që ka korruptuar institucionet, që po korrupton individët, që po shkojnë e po paraqiten përpara dyerve të Prokurorisë Speciale më shumë se në zyrat e tyre. Por më shumë ka nevojë që ta bëjë këtë proces për qytetarët, ta bëjë këtë proces jo për politikën, ta bëjë për njerëzit e për këtë arsye mendoj që e mira e këtij procesi gjithëpërfshirës është që kush do jep kontributin e tij, kush do është pjesë e tij dhe kush do vë një tullë në procesin e integrimit. Nuk ka nisur sot, s’ka nisur me ju, ka nisur sigurisht me një forcë tjetër politike e nuk do përfundojë me ju por do përfundojë sigurisht me një forcë tjetër politike por duhet të kalojë mbi ju, mbi egon elektorale e të mendojë një herë për Shqipërinë europiane ashtu siç duhet të jetë” përfundoi fjalën e saj Tabaku në parlament

Fjala e plotë:

Të nderuar kolegë, qytetarë, në një periudhë ku Shqipëria po analizon kapituj mbi demokracinë dhe sundimin e ligjit në raportin e Screening, vendi po përballet njëkohësisht dhe me një krizë të thellë ndaj institucioneve por akoma më shumë dhe ndaj politikës. Sondazhet e fundit japin sot pikërisht atë ide që opozita ka vite që e përsërit: të një korrupsioni endemik.Ndërkohë që kemi një situate pak më ndryshe me përfaqësuesit e Qeverisë që enden dyerve të Prokurorisë Speciale kemi njëkoëhsisht dhe një administratë publike që është e paaftë sot të kryejë detyrat e saj kryesore nga frika që ka mbi ligjin, nga frika që ka nga ligji,nga frika që ka për të marrë pjesë, për të firmosur , për të hartuar cdo llpoj kontrate publike sepse sot në fakt,pjesa më e madhe e problematikës me korrupsionin sigurisht që lidhet me zbatimin e ligjit por lidhet dhe me vullnetin politik të munguar që ka ardhur për ta luftuar korrupsionin në vite.

Kjo situatë pasqyron një mjedis të ndotur nga korrupsioni që e ka pllakosur Shqipërinë dhe detyra që ky Parlament ka, që edhe ligjvënësit kanë, sigurisht edhe në kuadër të procesit të integrimit,lidhet pikërisht dhe me këtë luftë kundër korrupsionit. Në emër të opozitës, vite më parë, duke nisur që nga viti 2021,vijimësisht kemi prezantuar ligje për ta ndaluar pikërisht këtë endemi që po ndodh në administratën publike, ligje që lidhen me prokurimet publike,koncensionet, investimet strategjike,rregullimi i territorit dhe një sërë legjislacioni i cili fatkeqësisht ka shkuar në një vesh të shurdhër, në veshin e qeverisë. Unë nuk e besoj kurrë që nëqoftëse sot lufta ndaj korrupsionit varet nga një rezolutë, e bazohet tek disa fjalë të miratuara  në këtë Parlament,nuk mund të ishte bërë kohë më parë! Ndërkohë që Parlamenti në të paktën 10 vite ka kalur mbi 50 ligje tregojnë kapjen e shtetit, që e forcojnë korrupsionin, që tregojnë një mungesë politike e vullneti për ta luftuar korrupsionin. Këshilli Kombëtar i Integrimit, me të gjithë problematikat që ka , po njëkohësisht dhe me klimën politike atje, ëshët përpjekur që të japë një kontribut në procesin e integrimit dhe është përpjekur që të jetë një zë i besueshëm.

Në Këshillin Kombëtar të Integrimit sot ulen kryetarë dhe zëvendëskryetarë të të gjithë  komisioneve parlamentare , shoqëria civile, institucionet e pavarura, në raportimin e fundit kemi pasur raportimin dhe të drejtuesve të institucioneve të reja të drejtësisë duke filluar nga SPAK e duke vazhduar me ILD dhe njëkohësisht Prokurorin e Përgjithshëm. Sot, ka nevojë për një frymë dhe klimë ndryshe dhe unë nuk besoj e as nuk jam naive që këtë frymë ndryshe  mund ta ofrojë kjo qeveri. As nuk e besoj që sot lufta ndaj korrupsionit do luftohet në 10 muaj, ajo që nuk u bë në 10 vite do bëhet në 10 muaj. Sepse do ngrihet Parlamenti në këmbë, do vendosë në krye një ish Prokuror e do i dalë për zot korrupsionit që nuk ju dol deri më sot. Unë mendoj që nëqoftëse ka nevojë për një reformë ndaj korrupsionit kjo duhet së pari të jetë gjithëpërfshirëse, kjo së pari duhet të nisë nga Parlamenti, kjo duhet të nisë me një dialog të gjatë, me gjithë ato që kanë kontribuar në proces në gjithë këto vite, me shoqërinë civile por nga ana tjetër ka rëndësi që të rrisim llogaridhënien po ashtu ka rëndësi të rrisim transparencën që ofron Parlamenti. A mund ta bëjë këtë një komision që drejtohet nga mazhoranca?

A mund ta bëjë këtë një komision që duplikon rolin e Këshillit Kombëtar të Integrimit? Që po të njëjtët njerëz që janë në Këshillin Kombëtar të Integrimit do ti marrë e do ti vendosë në një komision tjetër vetëm sepse Këshilli i Integrimit drejtohet nga opozita.Po pse o të themi e bëka më mirë Toni Gogu se Jorida Tabaku?Të dy atje jemi në Këshillin Komnbëtar të Integrimit.

Pse mund ta bëjë më mirë një socialist sesa një koleg i opozitës kur detyra kryesore e opozitës është pikërisht kjo llogaridhënia, kërkesa e transparencës, monitorimi i qeverisë që fatkeqësisht sot ndodhet në nivelin më të ulët që ka qenë në vite. E ndërkohë që ne vazhdojmë me këtë demokraci edhe të ndryshkur por edhe pa eficiencë që është provuar sot në shumë mekanizma,në zgjedhje është provuar në mekanizma që lidhen me kontrollin dhe balancëën e pushteteve, fatkeqësisht sot mungon një ingranazh real për ta luftuar korrupsionin e nga ana tjetër unë besoj sic kam besuar 3 vjet më parë kur e kam thënë në këtë sallë, që lufta ndaj korrupsionit, duhet të kthehet në një prioritet kombëtar, duhet të kthehet në një kulturë pune, në një mënyrë pune e në një traditë që kanë hequr dorë së këshilluari mazhorancën sepse nuk ka ndodhur në këto 10 vite. Javën e kaluar në Këshillin Kombëtar të Integrimit do të raportonte Ministrja e Shtetit për korrupsionin,fatkeqësisht kolegët socialistë refuzuan që të ishin atje. Ishte hera e parë që ndodhte në Këshillin Kombëtar të Integrimit. Ishte hera e parë që salla ishte bosh, që bojkotonte mazhoranca e pse? Thjesht për arsyen e krijimit të një komisioni që do drejtohet nga ana e tyre.

Vitin e kaluar votuam në këtë Parlament një ligj për të rritur rolin e Kuvendit, Komisionit për Cështjet Europiane por dhe komisioneve të tjera, Këshillit KOmbëtar të Integrimit në procesin e integrimit. Ramë të gjithë dakord. Opozita kaq numra ka, nuk e ndryshon dot, nuk i bën dot opozita reformat, ato i bën Qeveria. Dhe ndryshimet i bën Qeveria, bëhen me dakordësinë e saj. Për mua ishte keqardhje që në atë sallë të shihja njërën anë bosh! Pse? Për qëllime elektorale, për qëllime propagande? Për qëllime që duhet patjetër që luftën ndaj korrupsionit ta marrë flamurin Qeveria? Por nuk e ka lartësinë morale për ta marrë flamurin Qeveria. Dhe ngritja e këtij komisioni sotnë fakt vjen pas asaj salle të bojkotuar. I kam dëgjuar sot dhe deklaratat e kolegëve socialistë, kur të bën moral për korrupsionin edhe hajduti,e kur të bën moral për korrupsionin ato që në fakt e kanë provuar që janë bërë mburojë e korrupsionit, janë bërë avokatë të aferave korruptive , që s aherë e kanë pasur në dorë nuk kanë ndihmuar qytetarin por kanë ndihmuar familjen e vet. Që nuk kanë ndihmuar atë që ka qenë në nevojë por kanë ndihmuar tarafin e vet.Sigurisht që ndodhemi në kushtet që në procesin e integrimit kemi nevojë për një dinamikë të re, kemi nevojë për një mendësi të re, kemi nevojë për një frymë të re, kemi nevojë për një reformë tërësore të re që vjen nga procesi i Screening dhe unë kam tre vite, katër vite që flas për këtë cështje që duhet të kishte ndodhur, duhet të ishte realitet , Parlamenti duhet ta kishte në krye të agjendës të saj.

Ndërkohë që ne ndodhemi në kushtet që nuk ka pasur asnjë rezolutë në 3 vite për integrimin dhe e para që vjen me një projektvendim shkel ligjin për rolin që ka Kuvendi në procesin e integrimit por nga ana tjetër dhe e kufizon atë. Thënë kjo unë dhe me kolegët kemi diskutuar vazhdimisht se kush është më e mira për tu bërë sigurisht dhe në këto kohë të vështira , kur nuk duket sikur askush e ka zgjidhjen. Kush është më e mira për të ndërtuar një demokraci institucionale, kush është më e mira për të rritur rolin e opozitës, për të mbikëqyrur Parlamentin, një Parlament që sot sic po e shikoni edhe në mes të ditës ka më pak vlerë. E kam qenë e jam gjithnjë e mendimit se është më mirë pjesëmarrja sesa mospjesëmarrja, kam qenë gjithnjë e mendimit të jemi aty për të thënë versionin tonë sesa të mos jemi aty. Besoj që kemi treguar që kemi bërë gabi sa herënuk kemi qenë.Por sot ka nevojë që opozita mos të merret për të mirëqenë,sot ka nevojë që të mos vendoset një projektvendim në rendin e ditës e të thuhet hajde votojeni! Që të mos dalin projektvendimet 12 orë përpara seancës e të ëhen fakte të kryera.

Nëse ka gjithëpërfshirje atëherë duhet që kjo gjithëpërfshirje duhet të ndodhë në cdo proces, duhet të ndodhë gjithmonë. Duhet të ndodhë edhe me prezantimin këtu të një ideje që mund të vinte dhe nga opozita se nuk ëhstë absolutisht në asnjë mënyrë kapital e nuk ëhstë pronë e qeverisë procesi i integrimit. Sot Shqipëria ka nevojë që të levizë nga ky ngërci, mnga ky llumi i gjatë 12 vjecar që ka krijuar një sistem të korruptuar, që ka korruptuar institucionet, që po korrupton individët, që po shkojnë e po paraqiten përpara dyerve të Prokurorisë Speciale më shumë se në zyrat e tyre. Por më shumë ka nevojë që ta bëjë këtë proces për qytetarët, ta bëjë këtë proces jo për politikën, ta bëjë për njerëzit e për këtë arsye mendoj që e mira e këtij procesi gjithëpërfshirës është që kush do jep kontributin e tij, kush do është pjesë e tij dhe kush do vë një tullë në procesin e integrimit. Nuk ka nisur sot, s’ka nisur me ju, ka nisur sigurisht me një forcë tjetër politike e nuk do përfundojë me ju por do përfundojë sigurisht me një forcë tjetër politike por duhet të kalojë mbi ju, mbi egon elektorale e të mendojë një herë për Shqiëprinë europiane ashtu sic duhet të jetë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →