“Jam i sëmurë me zemër”- U arrestua në Rinas, gjykata cakton masën e sigurisë për 57-vjeçarin rus anti-Putin

jam i semure me zemer u arrestua ne rinas gjykata cakton masen e sigurise per 57 vjecarin rus anti putin































Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “burg me afat 15 ditor” për shtetasin rus të arrestuar në Rinas, Aleksandër Bobovnikov.

2333

57-vjeçari me profesion mjek, është një kritik i Putin, ndaj edhe është shpallur në kërkim nga shteti rus për mashtrim.

Ai ka deklaruar se ka ardhur në Shqipëri për disa ditë pushime, ndërsa ka shtuar se nuk ka ndërmend të pranojë akuzat, duke shtuar se po ashtu është i sëmuar me zemër dhe ka nevojë për trajtim.

“Nuk kam ndërmend të iki dhe të pranoj akuzat. Jam i sëmurë me zemër e kam nevojë për trajtim”, tha ai.

jam i semure me zemer u arrestua ne rinas gjykata cakton masen e sigurise per 57 vjecarin rus anti putinMë herët ai është ndaluar në Firence, por gjykata italiane ka ndaluar ekstradimin për shkak të natyrës politike të çështjes për të cilën kërkohej në vendin e tij.

Mësohet se Aleksander Bobovnikov është shprehur kundër pushtimit rus të Ukrainës dhe kundër pushtetit të Kremlinit.

57-vjeçari raportohet se disponon edhe pasaportë izraelite. Vendet e Bashkimit Europian e kanë refuzuar arrestimin e tij.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →