Njerku i 24-vjeçarit Jurgen Veshi, i cili humbi jetën më 21 Maj në guroren në fshatin Brataj të Vlorës, ka treguar bisedën e fundit me të riun para se ai të nisej për punë për të mos u kthyer më i gjallë në banesë.
“Atë mëngjes e përcolla tek dera bashkë me bashkëshorten. I thashë: Mirë ardhsh e më tha “mirë ju gjetsha”. Iku për të mos u kthyer më i gjallë”, tha ai në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti.
Njeku i Jurgenit tregoi se atë ditë një djalë nga fshati i kishte treguar se 24-vjeçari kishte bërë aksident në punë por mendoi se thjesht ishte lënduar në këmbë.
“Por ai dergjej në mal dhe ende nuk e kishin dërguar në spital”, u shpreh njerku, teksa shtoi se “ssnjë nuk ma jepte dot lajmin që djali kishte ndërruar jetë, ma sollën vetëm në 2 të natës në shtëpi me arkivol”.
“Ishte një fëmijë shumë i edukuar dhe punëtor. Që 12-vjeç kapi kazmën që të mbillte gjëra në kopsht. Kurrë nuk më tha jo. U rrit shumë i ndërtuar si fëmijë, pa vese. Vetëm pranë familjes, ishte djalë i paqes dhe mirësisë jo i konfliktit. Një djalë që u brymos prej halleve dhe ndjeu peshën e familjes që i vogël.
Edhe pse kishte shanse që të ikte jashtë vendit, nuk largohej sepse kishte hallin tonë.
Atë mëngjes e përcolla tek dera bashkë me bashkëshorten. I thashë: Mirë ardhsh e më tha “mirë ju gjetsha”. Iku për të mos u kthyer më i gjallë.
Një djalë nga fshati më mori në telefon më tha ka ardhur Jurgeni, jo i thashë. Më tha se ka bërë një aksident në punë.
Mendova se kishte bërë një aksident e kishte lënduar ndonjë këmbë por ai dergjej në mal dhe ende nuk e kishin dërguar në spital.
Asnjë nuk ma jepte dot lajmin që djali kishte ndërruar jetë. Ma sollën vetëm në 2 të natës në shtëpi me arkivol”, u shpreh njerku i tij.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co