Nuk është goli që zgjidhi finalen, por është ai që e vendosi atë. Ajo që ndodhi më 24 maj në Lisbonë në orën 21:37 me orën lokale, 22:37 në Madrid, është pjesë e historisë së perandorit të Europës.
Në atë kohë, Atletiko Madrid ishte kampione e Europës për herë të parë kur ora shënonte sa më sipër! Me mish e me shpirt, skuadra e Simeones po mbronte golin e Godinit në pjesën e parë, gjysmë goditje me kokë nga uruguaiani dhe gjysmë gabim nga i vetmi lojtar në skuadrën e Real Madridit që mund të tregonte se si ishte të jesh kampion me mbretin: Kasijas. Ai, fituesi i viteve 2000 dhe 2002, ishte një hap larg hyrjes në historinë e gabimeve më të mëdha të futbollit, kur kronometri shënonte minutën e 93-të të asaj që ishte finalja e parë e çdo kompeticioni europian mes dy skuadrave nga i njëjti qytet, atë që ka vetëm Londra në Europa League: Arsenal-Çelsi në vitin 2018. Më pas, teksa Luka Modriç shkoi në këndin për të kryer një goditje këndi, koha ndaloi. Në realitet, për Atletikon ajo goditje këndi u kthye në momentin më të mallkuar në historinë e tyre: në 15 maj 1974 dhe golin e Shvarcenbek, një qendërmbrojtës i majtë si Ramos, në minutën e fundit të kohës shtesë shënoi dhe e çoi finalen në shtesë në të cilin Bajerni fitoi 4-0; Për Madridin, fillimi i rrugëtimit të pabesueshëm të katër titujve të Champions League në pesë sezone.
NË ÇDO KËNDVËSHTRIM – Goli i Ramos, minuta e 93-të (saktësisht 92:48) dhe pasojat e tij janë analizuar nga çdo pikë e imagjinueshme. Fizikaliteti, për shkak të kërcimit dhe forcës së gjuajtjes; emocionale, për atë që do të thoshte për miliona njerëz në të gjitha pjesët e botës; historike për të dyja klubet… Autori i goditjes (Ramos) me kokë vuri në pah dy pjesë. Njëra, veprimi: “Është e vërtetë që në fund ishte një goditje e shkëlqyer, sidomos për shkak të ekzekutimit: kërcimi, distanca, portieri, Kurtua, i cili mbulon shumë portën. Mendoj se ishte vetëm kaq këndi ku mund të hynte topi”; tjetra, aftësia e Realit për të mos u dorëzuar.
FUNDI I EPOKËS SË ZEZË – Në Lisbonë, Madridi i dha fund një epoke tjetër në të cilën Liga e Kampioneve kishte kthyer në një fiksim. Pas natës së mrekullueshme në Gllazgou në vitin 2002, Champions-i u largua për 12 vite nga Madridi. Net të zeza në Torino, Monako, Lion, Liverpul; “Bernabeu” i pushtuar nga Arsenali, Roma, Bajerni, Barcelona apo Dortmundi…finalisti i pas disa ditësh.
RRUGA GJERMANE – Lisbona dhe stadiumi i Benfikës mbeten pika kryesore, por rruga drejt finales kishte si udhërrëfyes Gjermaninë. Në 1/8 e finaleve, Madridi shkatërroi Shalke 04 (1-6 dhe 3-1 në çerekfinalet që u lëkundën në Dortmund dhe paraqitje absolute nga madrilenët në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales në “Allianz Arena” për të shkatërruar Bajernin e Guardiolës 0- 4. Lindi një epokë, ajo e një skuadre që do të ishte shumë pranë pesë finaleve radhazi si Madridi i Di Stefanos. Nga viti 2014 deri në vitin 2018 ka munguar vetëm finalja e Berlinit (2015).
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co