Arlind Ajeti do të luajë Europianin e dytë në karrierë, pas atij të 2016-ës.
Mbrojtësi fitoi besimin e Silvinjos, i cili i rezervoi një vend për në Gjermani. Ajeti, duke folur për “Koha”, u shpreh: “Shpresat gjithmonë kanë qenë të jem pjesë e listës, por vendimet e trajnerit nuk i kemi ditur deri në konferencën për shtyp, kur u publikua lista. Kam përjetuar emocion të veçantë kur pashë emrin tim. Gjithmonë është e veçantë kur të thërret kombëtarja”.
FRANCË 2016 – Mbrojtësi që aktivizohet me Kluzhin luajti dy ndeshje në Francë 2016, mes tyre edhe në fitoren 1-0 me Rumaninë.
“I kam përjetuar njëherë këto emocione dhe do të jetë kënaqësi sërish. Kur t’i afrohemi ndeshjes së parë do t’i ndiejmë emocionet edhe më shumë. Për mua dhe për çdo lojtar është shumë e rëndësishme paraqitja në Europian. Është ëndërr për çdo lojtar. Besoj që emocionet e vërteta do t’i përjetojmë në momentin kur edhe do të fillojë ngjarja madhore”, shtoi Ajeti.
MË TË FORTË – Ajeti mendon se në Gjermani kuqezinjtë do të jenë më të fortë se para 8 vitesh në Francë. Kuqezinjtë do të përballen me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë, ndërsa mbrojtësi thekson se ekipi nuk do të udhëtojë me flamur të bardhë, edhe pse grupi është i vështirë.
“Mundësitë i kemi edhe pse është grup shumë i vështirë. Besoj se kemi mundësi të bëjmë diçka të madhe. Nuk besoj se do ta kemi më të lehtë, por besoj që përkrahja e shqiptarëve do të jetë motiv shumë i madh për ne”, ka deklaruar Ajeti.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co