Prej ditësh është përfolur tashmë që trajneri i ardhshëm i Bayern Munich do të jetë Vincent Kompany. Megjithatë, deri në ditën e sotme nuk ka pasur ndonjë lajmërim të klubit bavarez, ku më në fund zyrtarizoi gjithçka me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Kompany, që u largua nga klubi i Bërnlejt, pasi gjigandët gjerman paguan klauzolën prej 12 milion eurosh të lirimit të tij, ka nënshkruar një kontratë 3-vjeccare me Bajernin dhe këta të fundit kanë shpresa se trajneri belg do të mund t’i kthejë në majat e futbollit gjerman dhe europian siç kanë qenë jo më shumë se një sezon më parë.
Zgjedhja e Kompani nuk ka kaluar pa polemika, sepse shumë media kanë shprehur kritika në lidhje me këtë vendim, duke qenë se belgu sapo ra nga Premier Liga me ish-klubin e tij dhe shumë besojnë se akoma nuk e ka eksperiencën e duhur për të drejtuar një ekip si Bajerni.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co