Tirana tashmë ka kohë që ka filluar të “pastroj” ekipin, dhe sot bën të ditur një tjetër largim.
Bëhet fjalë për një nga lojtarët më të mirë të bardhebluve, Erion Hoxhallari. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi kryeqytetas, pas një postimi në story-t e rrjeteve të tyre sociale.
Tashmë ish-kapiteni i Tiranës, luajti me ekipin bardheblu për plot 7 sezone, që nga viti 2015 deri në 2022, ku pati një transferim për në Rumani te skuadra e UTA Arad, për t’u rikthyer edhe njëherë te ekipi i tij i zemrës sezonin që sapo lamë pas.
Ju rikujtojmë që ky është kapiteni i dytë që largohet nga Tirana në një periudhë shumë të shkurtër kohe, duke qenë se pak dit më parë u largua edhe Najdovski.
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co