Policia ka vënë në pranga 53-vjeçarin, i cili tentoi vetëvrasjen me armë zjarri një ditë më parë, në Tiranë.
53-vjeçari, me profesion infermier, u arrestuar për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariarit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. T., 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi mbante pa leje, në banesë, një armë zjarri kallashnikov, me të cilën ka tentuar të vetëvritet ditën e djeshme”, njoftoi policia.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi dje (28 maj) rreth orës 16:30, në rrugën “Mihal Grameno”.
Astrit Tota plumbin e ka marrë mbi zemër, duke i kaluar tej për tej trupit, por pa i prekur asnjë organ jetësor.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co