Detaje të reja dalin nga dhunimi me leva i Sokol Mëngjesit, avokatit të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm (29 Maj) rreth orës 08:50 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Mësohet se ai është dhunua nga persona ende të paidentifikuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Sipas policisë, gjendja shëndetësore e avokatit të ish-kryeministrit është normale dhe po punohet për kapjen e autorëve.
Njoftimi i policisë:
Njoftim paraprak i Policisë së Shtetit
Sot, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur shtetasin S. M., me profesion avokat.
I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Gjendja e tij shëndetësore është normale.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co