Dinamo kërkon të “peshkojë” në kampionate të tjera, mesfushori mund të rikthehet te blutë

dinamo kerkon te peshkoje ne kampionate te tjera mesfushori mund te rikthehet te blute































Dinamo ka mundësinë që këtë verë t’i marrë shtruar përgatitjet e sezonit të ri, sepse koha e nuk e nxiton.

dinamo kerkon te peshkoje ne kampionate te tjera mesfushori mund te rikthehet te blute

Nga kampionati i fundit ka fituar disa lojtarë, por kuptohet që duhen përforcime me peshë, duke qenë se blutë kanë pretendime serioze sezonin e ardhshëm. Klubi në fakt ka filluar lëvizjet dhe pasi është liruar nga lojtarët që u përfundonte kontrata dhe ndonjë që ishte jashtë planeve, ka rinovuar me Meksin dhe ka bërë afrimin e parë.

Dinamo ka nënshkruar me sulmuesin Mandela, i cili vjen te kjo skuadër si golashënuesi më i mirë i Kategorisë Parë. Është vetëm fillimi i një merkatoje që pritet të sjellë surpriza në kampin kryeqytetas, me klubin që ka menduar një organizim ndryshe këtë herë. Merkatoja kuptohet që ka vëmendjen kryesore, sepse nga lojtarët që do të afrohen do të kuptohet se deri mund të shkojë “Nëndetësja”.

DITA – Një opsion për të forcuar Dinamon e sezonit të ardhshëm është edhe Bruno Dita. Mesfushori i njohur është përmendur edhe më parë për një rikthim të mundshëm te skuadra ku ka hedhur hapat e parë. Futbollisti 31-vjeçar ka mbyllur sezonin e 4-t me fanellën e Shkëndijës së Tetovës në Maqedoninë e Veriut dhe ka kontratë deri në fund të qershorit. Për momentin nuk është ende e qartë, nëse ka pasur kontakte mes palëve, por gjasat që Dita të kthehet në Superiore janë reale. Dinamo po kërkon të forcojë mesfushën me çdo kusht lojtarët në fund kontrate janë në shënjestër të klubit kryeqytetas. Deliu, Herald Marku dhe Boshnjaku janë përmendur si dëshira të merkatos së 18 herë kampionëve të vendit, por në rastin e Ditës ka diçka ndryshe.

Sepse bëhet fjalë për një dinamovit dhe ribashkimi pas shumë vitesh mund të jetë në interesin dhe vullnetin e të dyja palëve. Eksperienca e një lojtari si Dita, por edhe fakti se ai mund të mbulojë disa role në skuadër, mund ta bëjnë më të fortë interesimin e drejtuesve të Dinamos për të nënshkruar me mesfushorin. Pas Dinamos Bruno Dita ka luajtur në Shqipëri edhe me Besën, Teutën dhe Skënderbeun. Katër sezonet e fundit ai ka qenë besnik i Shkëndijës së Tetovës, por ndoshta është momenti që të kthehet në “bazë”. Disa ditë më parë emri i mesfushorit kryeqytetas doli edhe tek Elbasani, që sapo është kthyer në elitë. Në kohë merkatoje është normale që emrat e lojtarëve të lakohen në shumë skuadra.

HARTA E MERKATOS – Përveç lojtarëve të njohur në Superiore, Dinamo po sheh për përforcime edhe në disa kampionate të tjera, si ai kosovar, maqedonas, por edhe në Itali e vende të tjera. “Harta” e merkatos blu është zgjeruar, drejtuesit e klubit po shohin të gjitha alternativat, duke u përqendruar më së shumti te lojtarët shqiptarë. Jemi ende në fazën fillestare të merkatos dhe për momentin mund të flitet më shumë për dëshira se për objektiva konkretë. Megjithatë, te Dinamo nuk po qëndrojnë aspak të tërhequr, por veprojnë me qetësi për të ndërtuar skuadrën e atij që duan të quajnë si sezonin e rikthimit të fuqishëm të “Nëndetëses”. Koha do të tregojë se çfarë lojtarësh do t’i bashkohen skuadrës këtë verë, pas nigerianit Peter Mandela Itodo.

FATJON RUPI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →