Kokainë “lumë” në Portin e Pireut, kapen dy ngarkesa që vinin nga Amerika Latine! Vlera e lëndës narkotike, miliona euro

kokaine lume ne portin e pireut kapen dy ngarkesa qe vinin nga amerika latine vlera e lendes narkotike miliona euro































Dy ngarkesa me kokainë që vinin nga Amerika Latine janë kapur sërish në Portin e Pireut në Greqi.

kokaine porti i pireut

Ngarkesa e parë prej 110 kg kokainë është në kontejner me kallamarë të ngrirë të importuar legalisht. Ngarkesa me origjinë nga Peruja ishte e destinuar për në Kroaci.

Sipas autoriteteve helene pas një kontrolli për zbulimin e drogës, nga data 23 deri më 27 maj 2024 në portin e Pireut, në një kontejner u gjetën 110 kg kokainë, e fshehur në kallamar të ngrirë, me origjinë nga Peruja me destinacion Kroacinë.

Droga ishte në 100 pako dhe përmbante 109 kilogramë e 600 gramë kokainë.

Ndërkohë ngarkesa e dytë vinte nga Ekuadori dhe u kap po në portin e Pireut. Kokaina prej 46 kilogramë ishte e fshehur në kuti bananesh.  Ndërsa vlera e lëndës narkotike llogaritet në 2 000 000 euro.

Kujtojmë që pak ditë më parë po në Portin e Pireut u sekuestrua një tjetër sasi kokaine, ku në pranga u vunë edhe dy shtetas shqiptarë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →