Sokol Cikalleshi e ka mbyllur sot karrierën e tij me Kombëtaren shqiptare, pasi u la jashtë listës nga trajneri Silvinjo. Sulmuesi veteran i kuqezinjve vendosi të tërhiqej, duke publikuar vendimin e tij në rrjetet sociale.
Mes reagimeve të shumta për këtë vendim, ka qenë edhe ai i trajnerit të njohur Shpëtim Duro, i cili e ka drejtuar Cikalleshin në vitet e tij të para në radhët e skuadrës së Besës. Duro ka komentuar mbi një lajm për reagimin e sulmuesit, duke e vlerësuar jo vetëm si një sportist të shkëlqyer.
“Bravo Sokol, përveç si futbollist, ti ke treguar vlera si njeri. Këtë e tregon edhe me reagimin e sotëm”, ishte komenti i Duros për sulmuesin i cili ka luajtur 58 ndeshje duke shënuar 13 gola me Kombëtaren shqiptare gjatë karrierës së tij.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co