“Kësaj bashkie ka kohë që i ka dalë tymi”- Protesta e opozitës, Blushi: Tirana përmbytet me 5 minuta shi sepse taksat e qytetarëve vidhen

kesaj bashkie ka kohe qe i ka dale tymi protesta e opozites blushi tirana permbytet me 5 minuta shi sepse taksat e qytetareve vidhen































Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në fjalën e tij në protestën që  po mbahet para Bashkisë së Tiranës, është shprehur se kësaj godine ka kohë që i ka dalë tymi.

bbbbb

Ai shton se kjo betejë është për dinjitetin njerëzor, ndërsa fton policinë shtetit që të bashkohet me ta dhe të arrestojë hajdutët dhe kriminelët.

Blushi thotë se Tirana sot përmbytet me vetëm pesë minuta shi, pasi taksat e qytetarëve të kryeqytetit vidhen.

Blushi: Kësaj bashkie ka kohë që i ka dalë tymi. Kjo bashki ka kohë që është mbytur nga korrupsioni. Kjo bashki ka marrë fund që kur është marrë peng na banda e inceneratorëve.

Kjo është një betejë për dinjitetin njerëzor. Bashkia është për të gjithë qytetarët e Tiranës, nuk mund të jetë strofull e hajdutëve dhe kriminelëve.

Ne jemi këtu për këtë xhaxha që vjen gjithmonë, me dorë të thyer dhe na vendos flamurin.

Pak ditë më parë, Tirana u përmbyt me vetëm pesë minuta shi. Pse? Sepse taksat tuaja vidhen. Ky kriminel duhet të nxirret zvarrë nga kjo godinë.

E ftoj Policinë e Shtetit, na ndihmoni të arrestojmë këta hajdutë. Tirana më hajdutë me tanga, këto monstra politike dhe njerëzore.

Dorëzohu vetë, para se të jetë ky popull që të kapë prej zverrku.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →