“Po sillen shumë butë”- Kurti: SHBA-ja dhe BE-ja duhet t’i vendosin ultimatum Serbisë për të vendosur sanksione ndaj Rusisë

po sillen shume bute kurti shba ja dhe be ja duhet ti vendosin ultimatum serbise per te vendosur sanksione ndaj rusise































Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po tregohen shumë të buta ndaj Serbisë, duke shtuar se asaj duhet t’i caktojnë një ultimatum për të vendosur sanksione ndaj Rusisë.

kurti

Në një intervistë për “Financial Times”, Kurti ka theksuar se Beogradi duhet të rreshtohet kah Perëndimi për t’i ofruar Kosovës siguri në procesin e normalizimit të marrëdhënieve.

“Sapo që Serbia t’i vë sanksione Federatës Ruse, atëherë do të ishte një moment kur ata mund të tregojnë se duan të integrohen në BE, dhe Serbia pa Rusinë nuk mund ta kërcënojë sigurinë e kontinentit. Atëherë do të mund të besoja se në thelb duan paqe. Dhe SHBA-ja e BE-ja nuk do të përpiqeshin që t’i qetësonin më”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se Serbia duhet të tregojë përkushtim ndaj integrimit në BE duke vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe ndaluar përpjekjet për t’u ulur në “tre ose katër stola”.

Kryeministri Kurti ka refuzuar të tregojë nëse Policia e Kosovës do t’i tërheqë njësitë speciale nga veriu, por ka insistuar se ankesat e serbëve për praninë e tyre po pakësohen.

Kurti gjithashtu ka potencuar se ka dallime strategjike me aleatët euro-amerikanë, por jo në vlera dhe parime.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →