Ish-ambasadori Agim Nesho thotë se kryeministri Edi Rama e kthyer Shqipërinë në tokë djerrë, ku ndan nderet me njerëzit e tij.
I ftuar në emisionin “Open” në News24, ai tha se nuk gjatë qeverisjes së Ramës nuk ka asnjë arritje.
Ndërsa analisti Julian Zyla theksoi se turizmi është zhvilluar në qeverisjen e PS-së dhe jo atë të Partisë Demokratike.
Julian Zyla: Nuk është se jam përgatitur për debat politik. Ikjen e shqiptarëve me siguri që nuk e largojmë dot, por duhet të shikojmë si është sot Shqipëria.
Agim Nesho: Na thuaj një arritje të Shqipërisë? Turizmi 15 milionë?! Është një kryeministër që ofendon italianët. E ka kthyer Shqipërinë në tokë djerrë, është bërë latofondist. Ne nuk shkojmë dot me pushime. Pse nuk janë rritur pensionet, kur turizmi qenka rritur dhe të ardhurat qenkan rritur. Nëse nuk rriten pensionet, çfarë kuptimi ka turizmi.
Julian Zyla: Pse nuk vinin turistët përpara qeverisë së Ramës? Sepse nuk kishte infrastrukturë. Por e pranoj se nuk është rregulluar çdo gjë.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co