Shqipëria merr pjesë për herë të dytë në historinë e saj në finalet e një Kampionati Europian, pas asaj pjesëmarrje të parë historike në EURO 2016. Nga skuadra e De Biazit në ekipin aktual kanë mbijetuar shumë pak lojtarë në distancën e 8 viteve.
Nga ajo skuadër ka mbijetuar Etrit Berisha, i cili pritet të jetë titullar edhe në këtë Europian. Më pas janë edhe Elseid Hysaj, Arlind Ajeti, Naser Aliji dhe Amir Abrashi të cilët ishin pjesë e skuadrës në Francë 2016.
Një prej tyre në fakt nuk luajti asnjë minutë në atë aktivitet. Ai është Naser Aliji, i cili nuk gjeti minutazh në asnjë nga ndeshjet nën urdhrat e De Biazit. Dhe nëse Mitaj shfaqet në një formë të mirë në Euro 2024, historia mund të përsëritet.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co