“Do të doje të ishe vajza e babait të Surrelit, por për fat të keq janë ca të tjera  para teje”- Bardhi ironizon Spiropalin: Mos je gjë motra apo vajza e adoptuar…

do te doje te ishe vajza e babait te surrelit por per fat te keq jane ca te tjera para teje bardhi ironizon spiropalin mos je gje motra apo vajza e adoptuar































Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka replikuar me ministren Elisa Spiropali, pasi kjo e fundit e thumboi duke i thënë “mos je djali i adoptuar i babit të Zenit”.

bardhi spiropali

Gazment Bardhi iu drejtua duke i thënë që “e kuptoj që zotrote do të doje të ishe vajza e babait të Surrelit por për fat të keq nuk je, je shumë larg madje, janë ca të tjera para teje”.

Ndërsa i drejtoi pyetje duke i kërkuar të përgjigjet nëse është motra e Olsi Ramës, apo kunata e Pëllumb Gjokës apo vajza e Mirel Mërtirit e Klodian Zotos.

“Nuk bëjmë teatër me korrupsionin, nuk e luftojmë me pushkë ujë e me fjalë. Jam Gazment Bardhi zonja ministre, djali i Durimit e vjollcës, e kuptoj që zotrote do të doje të ishe vajza e babait të Surrelit por për fat të keq nuk je, je shumë larg madje, janë ca të tjera para teje.

Mqs përgjigjen e kësaj që nuk je vajza e babit të Surrelit e di, po të pyes mos je gjë motra e Olsit, motra e Ben Nokës, mos je gjë motra e adoptuar e Bajrave të Shkodrës, kunata e Pëllumb Gjokës apo je gjë vajza e Mirel Mërtirit e Klodian Zotos.

Gjeje përgjigjen kush je, sepse unë e kam për secilën nga këto pyetje”, tha Bardhi.

LEXONI EDHE: “Mos je djali i adoptuar i babit të Zenit?!”- Spiropali thumbon Bardhin: Paskeni ndërruar mendje për rezolutën, nga kundër do të votoni…

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →