Mbledhja ku po diskutohet mandati i Alfred Ballës, kryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili është përjashtuar nga sistemi i drejtësisë për 15 vite, ka debate.
Anëtarja Nurihan Seiti është shprehur se Alfred Balla është kryetare derisa vendimi të publikohet në Fletoren Zyrtare. Ndërsa përplasjen me Sokol Stojanin e pati për kërkesën e Ballës që për përjashtimin nga procesi i votimit të zv.kryetarit Tartar Bazaj, duke thënë se është në konflikt interesi.
“Vendimi futet në fuqi pas publikimit në fletoren zyrtare. Deri në këto momente Balla është dhe duhet të jetë në detyrë.
Duke patur konflikt interesi ka nisur email ku kërkon përjashtimin gjatë diskutimit të zv.kryetarit të KLP. Alfred Balla, Bazaj, u ka mbaruar mandati më 19 dhjetor 2023, ky përfundim i mandatit është me vendim të Këshillit që e ka kërkuar Kuvendi.
Për mua as Balla as Bazaj, s’duhej të ishin kryetar e zv.kryetar kur u ka mbaruar mandati.
Sot jemi mbledhur për diskutimin e vendimit të KPA pasi e thirri kryetari. Ne në krye kemi Alfred Ballën, mandatin e ndërpret sipas Kushtetutës vetëm KLP.
Në rend dite sot është përjashtimi i nënkryetarit dhe e dyta është anëtarët e komisionit të buxhetit dhe strategjisë janë mbledhur sipas kërkesës së kryetarit të KLP dhe kanë një realacion për t’ia paraqitur këshillit’, tha ajo.
Pjesë nga debati:
Nurihan Seiti: Hidhni votim kërkesën për përjashtim, jemi në konflikt të pastër interesi me Ballën.
Sokol Stojani: Mos më ndërprit zonjë! Të kërkova, je zëdhënëse apo është kërkesë e kryetarit. Nëse është kërkesa juaj, e marrim në shqyrtim, nëse është e kryetari nuk legjitimohet. Sepse ashtu sikurse dhe ai vetë fokuson, pra qasja e tij sot është në konflikt interesi.
Nurihan Seiti: Duhet ta dini të gjithë kush është Alfred Balla. Ka përgjegjshmëri dhe ka profesionalizimin e tij.
Sokol Stojani: Ne këtu jemi për të marrë vendime dhe vendimi i KPA nuk vihet në diskutim. Kemi kufijtë tanë të parashikuara me ligj. Vazhdimi i këtij mandati duhet të ndërpritet.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co