Ish-banorja e Big Brother VIP, Françeksa Murati, ka folur së fundmi rreth aludimeve për profesionin e bashkëshortit të saj, për të cilin thuhej se merrej me punë ilegale në Britani.
Miss-i ka treguar se asgjë nga çfarë është përfolur nuk është e vërtetë, duke shtuar se ata kanë një biznes dhe Ergysi punon aty.
Ndër të tjera, ajo u shpreh e zhgënjyer që njerëzit kanë menduar se atë e mbante i shoqi, duke theksuar se ka punuar për disa vite në Britani.
Pyetje: Kemi parë ca komente dhe ca aludime për punën e Ergysit, se kjo ka ardhur edhe nga veshjet e tua, se kane gjetur zgjidhje se ku po i merr kjo këto rroba të shtrenjta, dhe është aluduar për profesione të ndryshme. Çfarë profesion ka ky djalë, na e trego njëherë.
Françeska: Aludimet janë “out” fare, nuk kanë lidhje fare me atë që është aluduar. Ergysi është një djalë i thjeshtë, kemi një biznesin tonë dhe ai punon aty, por me vjen shume keq që jam përfolur sikur më mban bashkëshorti dhe unë në fakt në shtëpi kam përmendur disa here karrierën time për disa vite në Britani dhe asnjëherë s’ka dal kjo. Unë që 18-vjeç kam punuar në disa nga kompanitë më të mëdha në Britani në fushën e financës. Kam punuar për gjithçka që kam.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co