Policia e Durrësit ka ndërhyrë në kohë dhe ka parandaluar vjedhjen e 2 automjeteve në qytetin bregdetar.
Autoritet kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë 50-vjeçarin, i dënuar edhe më parë për vjedhje.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Again”.
Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë parandalon vjedhjen e 2 automjeteve.
U kap në flagrancë në tentativë për të vjedhur 2 automjete, pas mesnate, vihet në pranga 50-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, gjatë patrullimeve në terren, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë, kanë konstatuar pas mesnatës, në lagjen nr. 4, një shtetas që po tentonte të vidhte 2 automjete.
Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Again”, kanë kapur dhe arrestuar autorin e dyshuar, shtetasin:
- A., 50 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co