Strategjia e Zelenskyt/ Shkarkohen disa nga gjeneralët e lartë, dërgohen në vijën e parë të frontit të luftës

strategjia e zelenskyt shkarkohen disa nga gjeneralet e larte dergohen ne vijen e pare te frontit te luftes































Ukraina po planifikon të shkarkojë disa nga gjeneralët e saj ushtarak dhe t’i dërgojë ata në vijën e frontit, në një përpjekje për të rritur moralin e ushtarëve.

zelensky

Ky hap thuhet se ka për qëllim edhe t’i kundërpërgjigjet sulmeve ruse në rajonin e Donetskut dhe së fundmi Kharkivit.

“Me personelin e liruar, është planifikuar të plotësohen njësitë në nivelet operacionale dhe taktike, si dhe njësitë luftarake”, tha gjenerali Yevhen Ostryansky, kreu i planifikimit të mbrojtjes ushtarake të Ukrainës.

Që nga pushtimi i plotë rus në shkurt të vitit 2022, Ukraina ka kërkuar të modernizojë ushtrinë e saj në përputhje me vendet e NATO-s, shkruan YahooNews

Gjithashtu, zhvendosja e gjeneralëve në njësitë luftarake të vijës së parë thuhet se do t’i lejojë ushtarët e lodhur të pushojnë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →