Françeska Murati ishte një ndër konkurrentet më të përfolura në shtëpinë e “BBV”, e cila një javë më parë u eliminua nga gara për të fituar çmimin e madh. Përveç debateve dhe situatave të krijuara në shtëpi, Françeska u komentua shumë edhe për veshjet e saj luksoze.
E teksa vajzat e tjera veshin “Bershka” dhe “Zara”, Françeskën e kemi parë mjaft të kuruar dhe mjaft “të kripur”, si në përditshmëri brenda në shtëpi, po ashtu dhe gjatë “prime”-ve. “Dolce&Gabbana”, “MiuMiu”, “Alessandra Rich”, “Magda Butrym” e shumë marka të tjera të njohura, janë të zgjedhurat e Françeskës për të shkëlqyer ashtu si dhe i ka hije gjatë qëndrimit të saj në shtëpi.
Mirëpo së fundmi ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Chary on top”, ku është vënë përballë disa pyetjeve. “A je e pasur ti Françeska?”, e pyeti Bora. “Zemra ime, unë bie në sy vetëm nga veshja”, u përgjigj Françeska duke qeshur. Kujtojmë që disa ditë më parë, modelja tregoi që jo të gjitha fustanet ishin nga garderoba e saj, por disa prej tyre ua ka marrë shoqeve të saj bizneswoman në Shqipëri.
“Nuk ka ndonjëherë njerëz që mund t’i kënaqësh gjatë gjithë kohës. Patjetër që kam marrë fustane edhe ashtu. Nuk mund të them që të gjitha fustanet ishin 100% nga garderoba ime. Kam marrë një, dy, tri, katër fustane nga shoqet e mia që kanë biznese në Shqipëri dhe mi kanë dhënë fustanet. Pse jo? Përse të mos i suportoj shoqet e mia? Femrat në Shqipëri janë të forta”, – tha Françeska.
Françeska i ka premtuar Egla Cenos se fustanin për finalen e madhe të “Big Brother VIP 3” do t’ia dërgojë ajo. Teksa ishte e ftuar në emisionin “Wake Up”, ish-banorja e këtij edicioni të “reality show”-t u shpreh se në fakt i ka dërguar një kostum, por që aktorja e ka kthyer mbrapsht. Kujtojmë se Françeska së bashku me disa ish-banorë kanë hyrë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri për të surprizuar Meriton Mjekiqin me rastin e ditëlindjes.
E pyetur nga moderatorët nëse do e mbante premtimin, Françeska tha: “Në fakt i kam dërguar një kostum, por Egla e ka kthyer mbrapsht. Edhe mbrëmë që isha për ditëlindjen e Meritonin bëra ‘sherr’, i kërkova llogari. Por pasi të mbaroj këtu, do kërkoj për fustanin e Eglës. Kam dy versione, se më tregoi se çfarë dëshironte”. Lidhur me faktin se si iu duk rikthimi në shtëpi dhe finalistët, Françeska u shpreh: “Nuk m’u duk shumë rikthim, por si normalitet, sepse nuk kam shumë ditë që kam ikur. Unë i pashë që ishin shumë të lodhur. Ishte një moment që po shihja Eglën dhe ishte gati e përlotur. Është një ngarkesë shumë e madhe dhe të duket sikur nuk do të vijë kurrë fundi”.
E pyetur se kush ka sakrifikuar më shumë për këtë lojë dhe mund të fitojë, ish-banorja u përgjigj: “Për mua secili është shumë ndryshe nga tjetri dhe rrugëtimet e tyre nuk janë të njëjta. Për mua treshja më e fortë aty është Juli, Egla dhe Meritoni. Kanë bërë lojën më finoke dhe secili nga të tre po ta fitonte, do isha shumë e kënaqur. Fituesi do ndahet me shumë pak vota, ndryshe nga vitet e kaluara”.
Françeska Murati nuk ia doli dot të ishte në finale, ish-banorja u eliminua ‘prime’-n e kaluar vetëm një hap larg 25 majit. E ftuar në “Shqipëria Live” me Arjon Muçën dhe Erjona Rusin, Françeska foli rreth eksperiencës së saj në “BBV3” dhe pasi doli prej saj, për takimin me djalin dhe bashkëshortin.
“Djali ishte në gjumë se ka qenë shumë vonë, ishte shtrirë dhe shkova e putha, i mora erë, u zgjua po ishte si i hutuar nuk po më njihte. U desh pak kohë të përshtatej, po të nesërmen ishte ‘OK’. Ka qenë vështirësia më e madhe në shtëpi ndjenja e mallit dhe mungesa e gjysmës së shpirtit”.
Françeska Murati në intervistën e parë pas eliminimit nga “Big Brother VIP” u shpreh e lumtur për eksperiencën e saj, ndërsa tha se të pestë finalistët e meritojnë finalen e madhe të 25 majit. E ftuar në “Fan Club”, ishbanorja shprehu ndër të tjera zhgënjimin nga Heidi, me të cilën ka pasur një miqësi, që më pas u la vendin konflikteve dhe debateve. Sipas saj, Heidi e përdori për skemat e saj në lojë.
“Miqësia nga ana ime ka qenë shumë e sinqertë në fillim. Kam hyrë me pritshmëri për të qenë shoqe me të gjithë, për të pasur relata të vërteta me të gjithë brenda shtëpisë. Nga ana e Heidit, rezultoi që ishte shumë ndryshe, ishte një skemë. U zhgënjeva nga fakti që ajo u afrua me mua, u prezantua si shoqja ime, donte të krijonte marrëdhënie me mua. Vinte në krevat, ftonte dhe Romeon, thoshte të kam shoqe. Shkonte në dhomë të rrëfimit pastaj dhe thoshte Françeska do të hyjë në mes të çiftit. Unë kam ngelur e shokuar”.
Françeska Murati la garën për çmimin e madh të “Big Brother VIP”, ndërkohë që u shpallën pesë finalistët: Romeo Veshaj, Julian Deda, Egla Ceno, Heidi Baci dhe Meriton Mjekiqi. Mes të qeshurave, ajo tha se tashmë Ergysin (bashkëshorti) e thërrisnin Dorina me humor. Ish-banorja e “Big Brother VIP”, gjithmonë ka qenë në qendër të vëmendjes jo vetëm për debatet e shumta me banorët, por edhe për veshjet e saj të shtrenjta dhe tepër elegante.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co