Një surprizë e veçante i është bërë Çiljeta Xhilagës sot në “Ferma Vip”. Një parashutë me stemën e Partizanit ka fluturuar mbi kokat e “fermerve” të fermës.
Besohet se kjo parashutë ishte si një dhuratë nga bashkëshorti i saj Alban Hoxha, që në të njëjtën kohë është edhe një nga portierët e “demave të kuq”. Banorët e tjerë të fermës e kanë marrë në formë shakaje, ku nuk kanë munguar as batutat e tilla si: “Shih, Albani pilot!”
Ju rikujtojmë se Alban Hoxha dhe Çiljeta Xhilaga, ka kohë që janë në një lidhje publike midis tyre, teksa portieri i Partizanit, ka ndeshjen më të rëndësishme të sezonit të dielën kundër Egnatias, në finalen e “Final 4”.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co