Paralajmëroi largimin nga politika? Kryemadhi: Fraksione? S’jam pro. Jam gladiatore që eci mbi taka, prioriteti im 3 fëmijët

paralajmeroi largimin nga politika kryemadhi fraksione sjam pro jam gladiatore qe eci mbi taka prioriteti im 3 femijet
paralajmeroi largimin nga politika kryemadhi fraksione sjam pro jam gladiatore qe eci mbi taka prioriteti im 3 femijet

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka paralajmëruar largim nga politika.

Në një deklaratë për mediat, ajo theksoi se politika e ardhshme për të do të jetë angazhimi për 3 fëmijët e saj. Mes të tjerash ajo foli për nepotizmin.

“Ne e kemi pasur prioritet gratë. Duhet të shmangim konfliktin e interesit. Në baze të ligjit për konfliktin e interesit, çështja e emërimeve do të kalojë për miratim, kur PL do të vijë në pushtet.
Unë nuk besoj te fraksionet që të jem e sinqertë, por besoj te vërtetësia e cilit nga ne. Nuk bëj fraksione kot. Jam një gladiatorë me taka. Nuk jam burrë, por grua Dhe jam krenare që eci mbi taka. Ashtu siç kemi Erisa Xhixhon kandidate për zv/presidente, kjo do të thotë se PL ka elementin civilizues që janë gruaja dhe vajza. Ti ke zgjedhur të ndërtosh familje, dhe jo politikë. Për mua familja është me e rëndësishme. Jam një nga akademitë politike më të vjetra në Shqipëri. Ka ardhur koha që politika për Kryemadhin janë; Bora, Besi dhe Era. Kam qenë gladiatorë. Tani nuk dua të luftoj më dhe të bëj shfaqje, por do të shohë. Çfarë sjell ora, nuk sjell minutë.”, përfundoi ajo.

[embedded content]

[embedded content]

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →