Në lagjen “11 Nëntori” në qytetin e Elbasanit është përfshirë nga flakët gjatë pasdites së shtunë një apartament dhe për pasojë është lënduar pronari i banesës, i cili ka qenë brenda në shtëpi gjatë kohës që ka rënë zjarri.
Sipas burimeve zyrtare , K. K, 55 vjeç gjatë kohës që ka ndërhyrë për të fikur zjarrin, është lënduar lehtë dhe mori mjekim në spitalin rajonal të Elbasanit.
[embedded content]
Dyshohet se zjarri u shkaktua për shkak të një shkëndije në pajisjen elektrike të ngrohjes. Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve bën të mundur mospërhapjen e zjarrit edhe në apartamentet ngjitur.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co