Kërkohej për plagosjen e shokut të tij/ Shpallet në kërkim 40-vjeçari në Pogradec, kërcënoi me armë punonjësit e Task Forcës pasi…

kerkohej per plagosjen e shokut te tij shpallet ne kerkim 40 vjecari ne pogradec kercenoi me arme punonjesit e task forces pasi
kerkohej per plagosjen e shokut te tij shpallet ne kerkim 40 vjecari ne pogradec kercenoi me arme punonjesit e task forces pasi

Punonjësit e e Task Forcës në fshatit Buzaishtë të Pogradecit janë kërcënuar nga një person i armatosur ditën e sotme.

Sipas burimeve nga policia, raportohet se punonjësit kanë shkuar në këtë fshat për verifikimin e personave me ndihmë ekonomike por janë përballur me një situatë aspak të zakontë kur një shtetas i identifikuar si Spartak Çela, rreth 40 vjeç, u ka dalë përpara dhe i ka kërcënuar me armë.

Çela si fillim ka debatuar me shoferin e Task Forcës dhe më pas kanë ndërhyrë edhe persona të tjerë por fill pas konfliktit Çela u ka kërkuar falje, teksa ka shpjeguar se është keqkuptuar dhe mendonte se ata ishin efektivë të policisë. Pas kësaj ai është larguar në drejtim të paditur.

Burime nga policia bëjnë të ditur se Çela është një person i shpallur në kërkim për vrasje mbetur në tentativë prej dy vitesh. Ai ka plagosur shokun e tij në një lokal dy vite më parë dhe që prej atij momenti është shpallur në kërkim.

Policia ndërkohë është vënë në ndjekje të tij pasi ai është arratisur për herë të dytë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →