Biden miratoi ndihmën prej 61 mld dollarësh, ministri i Jashtëm ukrainas: Nuk do të mjaftojë për të fituar ndaj Rusisë

biden miratoi ndihmen prej 61 mld dollaresh ministri i jashtem ukrainas nuk do te mjaftoje per te fituar ndaj rusise
biden miratoi ndihmen prej 61 mld dollaresh ministri i jashtem ukrainas nuk do te mjaftoje per te fituar ndaj rusise

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmitry Kuleba ka vlerësuar vendimin e Senatit të SHBA për të miratuar një paketë financimi prej 61 miliardë dollarësh, por paralajmëroi se nuk do të jetë e mjaftueshme për të bërë një ndryshim në fushën e betejës.

Pas disa muajsh kundërshtim, republikanët iu dorëzuan demokratëve në pushtet dhe mbështetën propozimin e ndihmës së Shtëpisë së Bardhë në një votim 79-18 të martën mbrëma.

“Asnjë paketë e vetme nuk mund t’i ndalë rusët,” u shpreh Kuleba. “Ajo që do t’i ndalojë rusët është një front i bashkuar i të gjithë Ukrainës dhe të gjithë partnerëve të saj”, shtoi ai.

Qëndrimi i Kuleba-s përputhet me zëdhënësin e Kremlinit Dmitry Peskov, i cili gjithashtu deklaroi se armët dhe municionet që SHBA dhe aleatët e saj i japin Kievit nuk do të ndryshojnë ” dinamikën në vijën e parë”, ku forcat ruse kanë bërë përparime të rëndësishme javët e fundit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →