Numri një i stolit të Kukësit, Bledar Devolli analizoi kualifikimin në finalen e Kupës së Shqipërisë.
“Jam i lumtur për djemtë pasi kanë vuajtur, jam i lumtur për klubin, për veten sepse më në fund erdhi dita. Kemi vuajtur shumë për të ardhur në këtë ditë. Pjesën e parë patëm probleme sepse Tirana luante 3-5-2, morëm masa në pjesën e dytë. Patëm mundësi për të barazuar ndeshjen. Ky është futbolli, do na plasi zemra ndonjë ditë. Nuk më intereson kë do të kem në finale. Është ndeshje teke, s’kam frikë të dali kush të dojë. Djemtë japin maksimumin në fushë.
Kemi punuar me shumë seriozitet, gjëja kryesore që kemi futur është pozitiviteti. Kemi harmoni dhe ky është sport kolektiv, pa këto nuk shkon asgjëkundi. Ja ku janë frytet e punës”, tha Devolli.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co