Matteo Giuffrida, agjenti i kapitenit të Napolit, Giovanni Di Lorenzo, foli për Canale 8 për të ardhmen e lojtarit. “Në pesë vjet nuk kam parë kurrë që Lorenzo të bëjë gabime në tre ndeshje radhazi. Mund të ndodhë një periudhë e vështirë, por edhe në këtë rast nuk ka ndonjë arsye të veçantë.
Nga lojtarët e mi, askush nuk ka menduar ndonjëherë të largohet nga Napoli. Nëse ne firmosim kontrata është sepse duam t’i respektojmë ato. Nëse nesër nuk i përshtatemi më trajnerit që vjen apo klubit që ka strategji të tjera, do t’i marrim në konsideratë ofertat” – Tha Matteo. Giovanni Di Lorenzo ka luajtur 32 ndeshje këtë sezon, ku ka realizuar një gol. Më parë, ai ka luajtur për Empolin.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co