Lamine Yamal nuk është në shitje. Barcelona është e prerë në këtë pikë, kanë njoftuar edhe agjentin e tij Jorge Mendes i cili i kishte bërë me dije drejtuesve të Barcelonës se për yllin spanjoll interesohet ekipi i PSG. Sheiku Al Khelaifi është i fiksuar pas Yamal, nga Franca bëjnë me dije se bosi i PSG është i gatshëm të paguajë 200 milionë euro për të siguruar kartonin e sulmuesit.
Pavarësisht kësaj shifre, dhe financave jo të shëndosha, Barcelona nuk ka ndërmend të privohet nga lojtari më të cilin kanë një kontratë deri në 2026 dhe një klauzolë largimi prej 1 miliardë euro.
Sipas të përditshmes spanjolle Sport, palët, Barcelona dhe Yamal, kanë një akordin në parim për të rinovuar kontratën deri në 2030. Kjo kontratë e re do të bëhet zyrtare në momentin që Yamal të mbush 18 vjeç, pra në 2025.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co