Pezullohet ankandi për shitjen e aksioneve të klubit të Tiranës, të dala në treg nga përmbaruesi Baftjar Nela. Siç bëhet e ditur, vendimi është marrë së fundmi nga Gjykata e Tiranës. Kujtojmë se për shkak se Halili sh.p.k” i detyrohet kreditorit Abedin Treza një shifër prej 1.5 milionë euro, plus 25 milionë lekë të rinj, çoi në nxjerrjen në ankand të 66% të aksioneve të klubit bardheblu.
Shifra që duhet të paguhet është konfirmuar edhe me dy vendime gjykate të shkallës së parë dhe të dytë, përkatësisht në vitet 2015 dhe 2017.
“Detyrimin e palës së paditur shoqërisë “Halili” të paguajë në favor të paditësit Abedin Treza (Preza) shumën prej 1.541.835 euro si dhe detyrimin e palës së paditur të paguajë kamatat ligjore mbi këtë shumë nga data e paraqitjes së padisë dhe në vazhdim deri në datën e ekzekutimit të vendimit”. Vlen të theksojmë se në ankandin e parë, nuk pati asnjë ofertues.
Çështja do të gjykohet nga themeli dhe në këto kushte, presidenti Refik Halili zotëron të drejtat e pronësisë mbi klubin.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co