Dronët ukrainas hakmerren, raportohet për zjarr në një rafineri ruse të naftës

dronet ukrainas hakmerren raportohet per zjarr ne nje rafineri ruse te naftes
dronet ukrainas hakmerren raportohet per zjarr ne nje rafineri ruse te naftes

Dronët ukrainas i kanë goditur objektet e energjisë dhe karburantit në rajonin rus Smolensk, duke ua vënë zjarrin atyre, tha të mërkurën guvernatori rajonal Vasily Anokhin. “Rajoni ynë është duke u përballur me sulme nga dronët ukrainas përsëri”, shkroi Anokhin në Telegram. Ai tha se nuk ka viktima dhe se ekipet e shpëtimit po punojnë për ta shuar zjarrin në Smolensk dhe në rrethinat e Yartsevos.

Kanali YE Astra në Telegram e publikoi një video të xhiruar nga dëshmitarët, e cila shfaq një zjarr të madh në një rafineri. Në javët e fundit, Ukraina ka kryer sulme në rafineritë ruse të naftës dhe në ndërtesat e tjera industriale duke përdorur dronë me rreze të gjata veprimi.

Një sulm më 17 mars i kishte për cak dhjetëra rafineri ruse të naftës, që raportohet se përbënin rreth 12 për qind të kapacitetit të Rusisë për përpunimin e naftës. Sulmi i së mërkurës vjen një ditë pasi Senati amerikan e miratoi një paketë të shumëpritur me ndihmë ushtarake për Ukrainën, në vlerë rreth 60 miliardë euro.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →