NATO stërvitje në Finlandë, reagon Rusia: Provokim! Rritet rreziku për “incidente” ushtarake

nato stervitje ne finlande reagon rusia provokim rritet rreziku per incidente ushtarake
nato stervitje ne finlande reagon rusia provokim rritet rreziku per incidente ushtarake

Rusia ka reaguar në lidhje me stërvitjet e planifikuara të NATO-s pranë kufirit të saj me Finlandën, duke paralajmëruar se ato rrisin rrezikun e “incidenteve të mundshme ushtarake”.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, i tha agjencisë shtetërore të lajmeve RIA se stërvitjet janë “provokative”.

“Stërvitjet ushtarake të NATO-s pranë kufijve rusë janë provokuese. Detyra e tyre është të ushtrojnë presion ushtarak mbi Federatën Ruse përmes demonstrimit të forcës. Stërvitjet… rrisin rreziqet e incidenteve të mundshme ushtarake”, tha ajo.

Finlanda u bashkua zyrtarisht me NATO-n në fillim të këtij muaji, pothuajse dy vjet pas aplikimit në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës.

Ajo ndan një kufi prej 1,340 km (832 milje) me Rusinë, kështu që pranimi i saj në NATO dyfishon kurin e Aleancës me Rusinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →