“Ekonomia e familjeve është degraduar”, deputeti i PD nxjerr shifrat: Shqiptarët nuk po arrijnë të kursejnë më

ekonomia e familjeve eshte degraduar deputeti i pd nxjerr shifrat shqiptaret nuk po arrijne te kursejne me
ekonomia e familjeve eshte degraduar deputeti i pd nxjerr shifrat shqiptaret nuk po arrijne te kursejne me

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, është shprehur përmes rrjeteve sociale se shifrat e Bankës së Shqipërisë tregojnë qartë degradimin e ekonomisë së familjeve në 10 vite.

Ai u shpreh se përtej zbukurimeve që bën çdo ditë qeveria dhe mazhoranca me kaseta të gatshme, e vërteta është që shqiptarëve po u ngelin më pak lekë në xhep dhe nuk po arrijnë të kursejnë më.

Reagimi i plotë:

Shifrat e Bankës së Shqipërisë që tregojnë degradimin e ekonomisë së familjeve në 10 vite.
Banka e Shqipërisë ka publikuar së fundmi të dhëna që dëshmojnë se në vitin 2023, për të 10 vit radhazi mbyllja e parave në bankë me afat (pra kursimi) ka rënë. Pra në 10 vitet e fundit të qeverisjes së kësaj mazhorance familjet shqiptare po kursejnë gjithnjë e më pak para. Ky trend vazhdon dhe duket se do shkojë deri në shifrat kur të vetmit që do mund të kursejnë të jenë pushtetarët, dhe oligarkët klientë të pushtetarëve.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vlera e depozitave me afat në lekë në fund të vitit të kaluar zbriti në 199.8 miliardë lekë, në rënie vjetore me 1.8%.
Përtej zbukurimeve që bën cdo ditë qeveria dhe mazhoranca me kaseta të gatshme, e vërteta është që shqiptarëve po u ngelin më pak lekë në xhep dhe nuk po arrijnë të kursejnë më.
Të dhënat që vijnë nga Banka e Shqipërisë për qytetarët është 180 gradë ndryshe nga lekët që arkëtohen në buxhetin e shtetit. Ndryshe nga qytetarët, qeveria ka më shumë para në arkën e saj. Kjo tregon se qeveria ka mbytur me taksa qytetarët.
Rritja e cmimeve të produkteve dhe taksat e larta, boshatisin xhepat e qytetarëve dhe mbushin arkën e shtetit. Këto të fundit sic pamë nga ndryshimi i fundit i buxhetit shkojnë për oligarkët që marrin punë publike.
Në fillim të këtij viti, qeveria propagandoi si një arritje të madhe vizitimin e Shqipërisë nga 10 milionë turistë. Por sic mund të konfirmohet edhe nga shifrat që jep Banka e Shqipërisë efekti ekonomik nuk është shtrirë edhe tek qytetarët.
Kjo tregonë në fakt se si është e përqëndruar ekonomia. Në momentin që numri i lartë i turistëve nuk ndikon te prodhimi vendas, atëherë mesazhi është i qartë. Aktivitetet ekonomike janë përqëndruar në pak duar dhe se Shqipëria importon të gjithë produktet dhe diskriminon produktet vendase. Ko është Shqipëria e vërtetë përtej Propagandës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →