Veliaj pret dy kampionët e boksit, Ermal Hadribeaj dhe Muhamet Qamili: Krenar për suksesin tuaj, jeni ambasadorët e vendit tonë

veliaj pret dy kampionet e boksit ermal hadribeaj dhe muhamet qamili krenar per suksesin tuaj jeni ambasadoret e vendit tone
veliaj pret dy kampionet e boksit ermal hadribeaj dhe muhamet qamili krenar per suksesin tuaj jeni ambasadoret e vendit tone

TIRANE

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim dy kampionët e boksit, Ermal Hadribeaj dhe Muhamet Qamili. AI vlerësoi sakrificat dhe arritjet e dy sportistëve të njohur, të cilët përfaqësojnë ngjyrat kuqezi, teksa i cilësoi si ambasadorët më të mirë të vendit.

“Më vjen mirë që e takoj Ermalin pas kaq vitesh, tani që është kampion botëror. Sot them se jam me fat që të kam njohur para se të njihnin të tjerët. Jam vërtet krenar për çfarë ke arritur dhe kur shoh se ke luftuar me dinjitet me një kundërshtar shumë të fortë. Të jam vërtet mirënjohës! Secili prej nesh, pavarësisht se ca e kanë prej detyrës, ca e kanë prej pasionit, është një ambasador i këtij vendi dhe kur njerëzit shikojnë histori suksesi thonë: ‘Ky është shqiptar’”, tha Veliaj.

Ashtu si Ermal Hadribeaj, edhe kampioni i ri, por i talentuar, Muhamet Qamili, ka arritur rezultate të larta në Itali dhe në arenën ndërkombëtare. “Jam shumë krenar për brezin e ri që po vjen. Përpjekja jote në Romë është shpërblyer. Kur shoh që ka sportistë italianë që bëhen shtetas shqiptarë, sigurisht që më vjen shumë mirë, por nuk e fsheh dot që jam superkrenar se pavarësisht ofertave, pavarësisht tundimit për të qenë pjesë e një shteti të madh e ndoshta, le të themi e financave më të forta, secili prej jush ka zgjedhur të mbajë flamurin tonë”, shtoi Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se sot është e rëndësishme që çdo shqiptar përmes punës së tij të promovojë Shqipërinë kudo ku jeton. “Sot Shqipëria nuk është në luftë, nuk ka nevojë ta mbrosh atdheun me pushkë, por vlen çdo gjest që inkurajon atë që është ‘brand’ i Shqipërisë, flamurin tonë kuq e zi dhe na bën edhe ne të tjerëve të ndihemi krenarë. Kini parasysh se siç u takuam para 7 vitesh, kur ti shikoje një brez më të rritur dhe merrje kurajë prej tyre, sot ka çuna e goca që ju shohin në televizor dhe thonë: ‘Ata ia dolën dhe nuk ishin me tapet të kuq, nuk i kishin prindërit të famshëm, nuk ishin rritur në Bllok’”, deklaroi Veliaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →