Ndeshja e radhës e Dinamos me Laçin duhej të zhvillohej në stadiumin “Air Albania”, ku “nëndetësja” ka luajtur si skuadër pritëse javët e fundit, me Teutën dhe me Erzenin.
Por stadiumi këtë herë mund të ndryshojë dhe ndeshja të luhet në Elbasan, për shkak të derbit mes Tiranës dhe Partizanit, që do të zhvillohet ditën e diel. Ende nuk ka një vendim zyrtar, por derbi është bërë pengesë për Dinamon, sepse policia, si pjesë të masave që merr për këtë ndeshje, duhet që një ditë më parë të kontrollojë stadiumin “Air Albania”. Në këtë mënyrë, mund të pengohet zhvillimi i ndeshjes Dinamo-Laçi në këtë stadium. Dhe mundësitë më të mëdha janë që blutë të luajnë në stadiumin e Elbasanit, ku kanë zhvilluar disa ndeshje gjatë fazës së parë të kampionatit. Kudo që të luhet, Dinamos i duhet vetëm fitorja.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co