Pavarësisht humbës 2-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, trajneri i Lazios, Igor Tudor beson te kualifikimi ndaj Juventusit.
“Na pret një ndeshje e rëndësishme, kemi një përballje kundër një ekipi të fortë dhe me rezultatin e ndeshjes së parë që është pro tyre. Duhet të besojmë që mund t’ja dalim, do të na duhet një ndeshje perfekte. Kemi luajtur ndeshje të mira, por un nuk jam i kënaqur, gjithmonë përpiqem të rritem dhe të përmirësohem. Siç thash pas ndeshjes ndaj Genoa-s ndoshta mund të bëjmë një hap prapa për të bërë dy hapa përpara, megjithatë, ne jemi duke u rritur, shoh pjesëmarrje dhe kënaqësi të madhe te lojtarët për të gjetur veten”– deklaroi Igor Tudor.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co