Në veri të vendit janë vendosur postere kundër Listës Serbe, me foton e ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radojiçiq, të mbuluar me ngjyrë të kuqe.
Fotografitë janë publikuar nga zëvendësministri për Kthim dhe Komunitete, Radoica Radomiroviq.
“Çfarë mendojnë qytetarët për liderin bandit të listës serbe (Leposaviq, Zubin potok, Soçanicë)?!👇👇”, ka qenë mbishkrimi që ka vendosur ai mbi këto fotografi.
“Kush është Radiçiq? Një patriot i rremë. I dyshuar për vrasje të shumta të serbëve në Kosovë. Pronar i një laboratori droge. Një kriminel që abuzoi me rininë tonë për pasurim personal. Një terrorist. Thuaj JO organizatës terroriste Srpska lista”, shkruhet në poster.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co