Udinese-Roma do të rifillojë të enjten e 25 prillit, me 20 minutat e fundit për t’u luajtur. Sfida u ndërpre për shkak të lojtarit Evan Ndicka, i cili ra në fushë gjatë takimit të Serie A, duke shqetësuar të gjithë. Gjithsesi, më e keqja ka kaluar, pasi futbollisti i kryeqytetasve ka dalë nga spitali dhe gëzon shëndet të plotë.
Sipas njoftimi zyrtar, është konfirmuar i njëjti arbitër që vendosi drejtësi në 70 minutat e luajtura, bëhet fjalë për Luca Pairetto, nga seksioni Nichelino. Roma renditet në vendin e pestë, ndërsa Udinese në vendin e 17-të.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co