Dortmund dhe Leverkusen nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në “Signal Iduna Park”, në ndeshjen e vlefshme për Bundesligën. Për të parë golin e parë të takimit u desh të vinte minuta e 81-të, kur Fullkrug dërgoi sferën pas shpinës së portierit Hradecky. Kampionët e ri të Gjermanisë ia dolën të marrin një pikë nga ky takim, pas golit të Stanisic në fund, duke mbetur kështu të pamposhtur në Bundesligë.
Me këtë rezultat, verdhezinjtë e Terzic janë në vendin e pestë dhe synojnë një vend që të dërgon në Champions.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co