Në “Gëzuar me ju” ishte i ftuar grupi i Dibrës “Extra”, të cilët rrëfyen rrugëtimin e tyre përgjatë viteve dhe performuan këngë të bukura e dashura, duke e zbukuruar mbrëmjen e kësaj të diele për të gjithë teleshikuesit e News24.
Në program ishin pjesëtarët e grupit, këngëtari Lundrim Paçuku, Shpend Telqiu në fizarmonikë, Afrim Qatipi në bateri, Xhetan Murati në klarinetë, Besfort Muça keyboard, Premtim Çutra në Bass kitare.
Grupi i Dibrës “Extra” ka një histori 40-vjeçare, e cila ndër vite edhe pse ka patur ndryshime në disa prej pjestarëve, ka mundur të rezistojë pavarësisht vështirësive që mund të ketë hasur. Gjatë bisedës grupi u shpreh se dibranët janë një komunitet që e duan muzikën e mirëfilltë shqiptare.
Muzika ishte padyshim kryefjala edhe e kësaj mbrëmjeje, dhe grupi “Extra” kënduan jo vetëm këngë dibrane, por edhe kolazhe me këngë të Shqipërisë së Mesme dhe me këngë të Elbasanit.
Mes të ftuarve ishte edhe këngëtarët Haredin Gjeta, Mimoza Paraveli dhe Vera Laçi, të cilët së bashku me grupin “Extra” interpretuan në “Gëzuar me ju”, teksa ndan kujtime me ta.
Këngëtarja Moza Paraveli tha se me grupin e Dibrës ka bashkëpunuar që në vitin 1995, duke theksuar se dibranët pëlqejnë muzikën e vërtetë dhe nëse nuk e zotëron atë, zor se mund të këndosh në Dibër.
“Nuk lënë këngët shqip që të vdesin. Jeni artistë në shpirt, në skenë. Në shtëpinë e secilit jam bërë mike shtëpie”, tha Moza Paraveli ndër të tjera për pjestarët e grupit “Extra”.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co