Në kërkim për vjedhje me dhunë në një kantier ndërtimi, arrestohet 42-vjeçari

ne kerkim per vjedhje me dhune ne nje kantier ndertimi arrestohet 42 vjecari
ne kerkim per vjedhje me dhune ne nje kantier ndertimi arrestohet 42 vjecari

Komisariati i Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Elbasan, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, ndaluan shtetasin I. K., 42 vjeç, banues në fshatin Gostimë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Elbasanit, me vendimin e datës 07.10.2017, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

Në muajin shtator të vitit 2016, I.K., në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, ka vjedhur me dhunë pajisje, në një kantier ndërtimi, në fshatin Banjë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →