BB financon me 80 mln dollarë projektin në mbështetje të turizmit, Mete nënshkruan marrëveshjen me zv.Presidenten Bassani

bb financon me 80 mln dollare projektin ne mbeshtetje te turizmit mete nenshkruan marreveshjen me zv presidenten bassani
bb financon me 80 mln dollare projektin ne mbeshtetje te turizmit mete nenshkruan marreveshjen me zv presidenten bassani

Ministri i Financave, Ervin Mete nënshkroi me Zv.Presidenten e Bankës Botërore, Antonella Bassani marrëveshjen e financimit të projektit “Mjedis i pastër dhe i qëndrueshëm për Detin Blu”. Objektivi i projektit, për të cilin Banka Botërore do të japë një financim prej 80 milionë dollarësh, është reduktimi i ndotjes në mjedisin ujor (detëra, lumenj) në zonën jugperëndimore, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit.

Projekti është i ndarë në tre komponentë, ku pjesa e parë ka të bëjë me promovimin e një qasjeje të integruar dhe qarkulluese për mbrojtjen e mjedisit dhe burimeve ujore.

Pjesa e dytë e projektit synon uljen e ndotjes në Lumin Vjosa, kjo edhe në kuadër të mbështetjes dhe mbrojtjes së mëtejshme të tij, pas akordimit të statusit “Park Kombëtar”, si lumi i fundit i egër në Europë. Projekti do të synojë zgjerimin e infrastrukturës së pastrimit, përmirësimin e mëtejshëm të saj, si edhe parandalimin e ndotjes.

Pjesa e tretë parashikon aspekte të menaxhimit, monitorimit dhe vlerësimit sa i përket zbatimit të këtij projekti, i cili parashikohet të zgjasë deri në mars të vitit 2029.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →